Me “Hapi Tjetër“, platformën tonë të kurseve online, mund ta studiosh Biblën nga telefoni ose kompjuteri, me ritmin tënd. Mësime të shkurtra, praktike dhe plotësisht në shqip.
Kurse të mbështetura te Bibla, të shkruara nga autorë shqiptarë për lexues shqiptarë, kudo që janë.
Çdo mësim nis me një varg biblik dhe e lidh me jetën e përditshme.
Mësime të shkurtra që i lexon në telefon, në pushim ose para gjumit.
Ke pyetje? Shkruaji instruktorit dhe merr përgjigje personale.
Pa pagesa e pa abonime. Mjafton një llogari falas.
“Fjala jote është një llambë për këmbën time dhe një dritë për shtegun tim.“PSALMI 119:105 Lexo Biblën në shqip te Bibla.al →
Zgjidh një kurs dhe fillo menjëherë. Të gjitha janë falas.
Një meditim për çdo ditë deri në Krishtlindje, mbi këngën e lavdërimit të Marisë te Ungjilli i Lukës.
Parime biblike dhe këshilla praktike për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme, me respekt e besim.
23 meditime mbi këngën e Marisë, një për çdo ditë deri në Krishtlindje. Shkarkoje në PDF ose ndiqe si kurs online te Hapi Tjetër.
Tre hapa të thjeshtë për të nisur studimin tënd.
Vetëm emri i përdoruesit dhe emaili. Zgjat më pak se një minutë.
Shtyp “Enroll Now“ te kursi që të intereson dhe fillo menjëherë.
Lexo mësimin, mendo mbi pyetjen e ditës dhe shkruaji instruktorit kur ke pyetje.
Për grupe studimi biblik: kurset mund t’i ndiqni edhe së bashku, si familje, me miqtë ose me grupin e kishës, dhe të diskutoni pyetjet e çdo mësimi.
Bashkohu me shqiptarët që po e studiojnë Biblën online, kudo që ndodhen.
Fillo falas te hapitjeter.net → Hapi Tjetër është projekt i Albanian Digital Connection.