Qeverisje me integritet? Miq të besueshëm? A mund të jemi prindër të suksesshëm? Larg korrupsionit? Çfarë do të ndodhë tani që shumë shqiptarë po largohen nga vendi? Ku të gjej një mik ku mund të mbështetem?
Për të gjitha këto, Jezusi ofron përgjigje, të cilat mund të të suprizojnë.
Ne jemi të përkushtuar t’jua themi të vërtetën rreth Jezusit dhe rreth njeriut. Duke përdorur format moderne të komunikimit.
Shumë njerëz dëgjuan FJALËT e Jezusit, por jo të gjithë i zbatuan. Ndaj Jezusi iu tregoi atyre një histori për dy ndërtues… Zbulo se çfarë iu ndodhi këtyre ndërtuesve kur erdhi stuhia – dhe domethënien e kësaj historie të Jezusit për ne sot.
(për fëmijë, mosha 4-8 vjeç)

Na ishin njëherë dy vëllezër. Vëllai i vogël mori paratë e Babit të tij dhe i shpenzoi të gjitha. Ai përfundoi kaq i uritur sa donte të hante ushqimin e derrave. Iiiiii sa e shpifur! Çfarë ndodhi kur vëllai i vogël u kthye në shtëpi te Babi i tij? Zbulojeni në këtë histori të bukur që tregoi Jezusi…
(për fëmijë, mosha 4-8 vjeç)

“Si mund të flasim me PERËNDINË?!” pyetën miqtë e Jezusit. Kështu Jezusi i mësoi ata se si të luteshin… Zbuloni se çfarë u tha Jezusi miqve të tij dhe zbuloni se pse ne mund të flasim me Perëndinë sikur ai të ishte Babi ynë.
(për fëmijë, mosha 4-8 vjeç)

Prezantim i mënyrave të ndryshme të të mësuarit, që të jeni më efektiv kur jepni mësim.


Së shpejti, vijmë me botime të reja.
Na ndiqni për më shumë informacion.
Jashtë Kornize është një blog, i cili synon të ofrojë pikëpamje rreth realitetit shiqptar. Duket se të gjithë kemi vëzhgime rreth realitetit – dhe pak janë të kënaqur me realitetin shqiptar. Çfarë na duhet të bëjmë për të ndryshuar diçka? Le të fillojmë me ca vëzhgime të thjeshta… dhe pastaj të ndryshojmë sa mundemi!
Bashkojuni bisedës në blogun Jashtë Kornize.
Xhosh Mek-Dauell është një autor amerikan, shumë i njohur për studimet e tij të thella rreth krishterimit dhe temave të ndryshme të lidhura me besimin. Ai ka shkruar më shumë se 150 libra, dhe shumë prej librave të tij janë përkthyer në Shqip. Ne ofrojmë disa prej librave dhe materialeve të tij. Na kontaktoni nëse keni interes të lexoni më shumë.
Cilat janë pyetjet që ju mundojnë më shumë rreth Jezusit? Të gjithë kemi një mendim rreth Tij. Faqja Jezusi.al është një vend ku do të shqyrtojmë pyetje të ndryshme që kanë shqiptarët rreth Jezusit. Nëse keni pyetje, ju lutem na i dërgoni dhe ne do të përpiqemi t’i trajtojmë.
Më shumë mund të lexoni në këtë link.
Duam t’ju vijmë në ndihmë. Shumë të rinj sot, kërkojnë shpejt e shpejt në Google për ndonjë ese, që ju kërkohet si detyrë në shkollë. Ne duam t’ju ndihmojmë që të jeni në gjendje të shprehni saktë, shpejt dhe me cilësi mendimet tuaja origjinale në një ese, qoftë për detyrat tuaja ose thjesht për të shprehur mendimet që keni.
Së shpejti, ndihmë e specializuar se si të shkruani ese!
Dikur, nëse kishe pyetje për Jezusin, të duhej të gjeje një grup besimtarësh, që mblidheshin diku, të përshtateshe me orarin e tyre, dhe të merrje kohë për t’iu bashkuar atyre për të mësuar rreth Biblës. Ndërkohë, që ne e inkurajojmë mbledhjen me besimtarë të tjerë, për të mësuar të vërteta nga Bibla, nuk ke nevojë të dalësh nga shtëpia. Mëso Biblën dhe të vërtetën me ne, aty ku je, tani!
Klikoni këtu për të filluar studimin.
Testi profesional i Këshillimit të Karrierës, është një teksti përgatitur nga organizata amerikane Crown. Testi të jep një dritare në aftësitë e tua dhe pikat e tua të forta, duke të ofruar mundësi specifike për karrierën dhe të ardhmen tënde. Testi është sidomos i rëndësishëm për adoleshentët, të cilët janë duke menduar për studimet universitare por në përgjithësi, për këdo që po konsideron karrierën e ardhshme.
Klikoni këtu për më shumë informacion.
Bibla nuk është e lehtë për t’u kuptuar. Shpesh, është kështu, për shkak të ngatërresave në interpretim dhe kulturave të ndryshme të mbivendosura mbi tekstin. Ne ofrojmë një shpjegim të qartë dhe praktik, mbi disa tekste biblike, duke i lidhur këto tekste me realitetin kulturor shqiptar. Ju ftojmë të lexoni inkurajime me vlerë për jetën tuaj.
Klikoni këtu për më shumë.
Ne postojmë rregullisht në rrjetet tona sociale. Nëse keni pyetje, ose doni të shikoni materiale inkurajuese dhe nxitëse çdo ditë, ju lutem na vizitoni te faqet tuaja. Nuk i shmangim diskutimet e vështira, por gjithashtu, duam të kemi një hapësirë të sigurt për të folur mendimet tona. Prandaj ruajmë etikën në diskutime. Na u bashkoni aty për të vazhduar bisedën.