Studim Bible online · Falas

Studio Biblën, hap pas hapi

Me “Hapi Tjetër“, platformën tonë të kurseve online, mund ta studiosh Biblën nga telefoni ose kompjuteri, me ritmin tënd. Mësime të shkurtra, praktike dhe plotësisht në shqip.

100% falasNë shqipMe ritmin tënd
Studim i Biblës online me Hapi Tjetër Kopertina e librit Mrekullia e Krishtlindjes
5 minuta në ditënga telefoni yt

Pse të studiosh me Hapi Tjetër?

Kurse të mbështetura te Bibla, të shkruara nga autorë shqiptarë për lexues shqiptarë, kudo që janë.

Mbështetur te Bibla

Çdo mësim nis me një varg biblik dhe e lidh me jetën e përditshme.

5 minuta në ditë

Mësime të shkurtra që i lexon në telefon, në pushim ose para gjumit.

Një instruktor pranë teje

Ke pyetje? Shkruaji instruktorit dhe merr përgjigje personale.

Plotësisht falas

Pa pagesa e pa abonime. Mjafton një llogari falas.

“Fjala jote është një llambë për këmbën time dhe një dritë për shtegun tim.“
PSALMI 119:105 Lexo Biblën në shqip te Bibla.al →

Kurset që mund të nisësh sot

Zgjidh një kurs dhe fillo menjëherë. Të gjitha janë falas.

Libri Mrekullia e Krishtlindjes
Dhuratë për Krishtlindje

Merr falas librin “Mrekullia e Krishtlindjes“

23 meditime mbi këngën e Marisë, një për çdo ditë deri në Krishtlindje. Shkarkoje në PDF ose ndiqe si kurs online te Hapi Tjetër.

Si funksionon

Tre hapa të thjeshtë për të nisur studimin tënd.

Krijo një llogari falas

Vetëm emri i përdoruesit dhe emaili. Zgjat më pak se një minutë.

Zgjidh një kurs

Shtyp “Enroll Now“ te kursi që të intereson dhe fillo menjëherë.

Mëso hap pas hapi

Lexo mësimin, mendo mbi pyetjen e ditës dhe shkruaji instruktorit kur ke pyetje.

Për grupe studimi biblik: kurset mund t’i ndiqni edhe së bashku, si familje, me miqtë ose me grupin e kishës, dhe të diskutoni pyetjet e çdo mësimi.

Gati për hapin tjetër?

Bashkohu me shqiptarët që po e studiojnë Biblën online, kudo që ndodhen.

Fillo falas te hapitjeter.net → Hapi Tjetër është projekt i Albanian Digital Connection.